Skandal në Manchester United, dy yjet përplasen fizikisht në dhomat e zhveshjes

0

Fundi i sezonit zhgënjyes të Manchester United arriti në një tjetër nivel kur dy lojtarë u përplasën në Carrington. SkySports shkruan se incidenti ndodhi në fund të një seance stërvitore në qendrën e tyre stërvitore të enjten, por është bërë public vetëm orët e fundit. Dyshja u përleshën dhe u ndanë nga shokët e skuadrës.

The Sun të gjithë yjet e ekipit u urdhëruan të ktheheshin në dhomat e zhveshjes. Edhe lojtarët e skuadrës ishin të habitur për përplasjet mes shokëve të ekipit. Ralf Rangnick i dha skuadrës së tij katër ditë pushim pas humbjes 4-0 në Brighton të shtunën e kaluar.

Të ‘fryrë’ nga një sezon i mjerueshëm, stërvitje dhe shkëputje me trajnerin e përkohshëm Rangnick, temperamentet tani kanë kapur kulmin. Skuadrës iu dha më shumë pushim pa asnjë ndeshje këtë fundjavë. Ndeshja e tyre e fundit është në Crystal Palace të dielën.

United mund të përfundojë i shtati në kampionat dhe të kualifikohet në Conference League. Manchester United përballet me konkurrencë nga të paktën tre nga klubet më të mëdha evropiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu