“Skandal! Pse vetëm Messi?” Gazeta Bild shpërthen ndaj fituesit të “Topit të Artë”

0

-Lionel Messi fiton sërish Topin e Artë, për herë të 7-të në karrierë duke u bërë kështu edhe një nga të mëdhenjtë e historisë së futbollit.

Me një diferencë prej 33 pikësh distancë, ylli argjentinas mposhti konkurencën e Robert Lewandowskit duke e thelluar në 2 trofe avantazhin ndaj rivalit të tij të madh Cristiano Ronaldo përsa i përket Topit të Artë.

Në Gjermani, gazeta më e madhe Bild e ka konsideruar si skandal këtë zgjedhje. “Zgjedhje skandaloze! Lewandowski vetëm i dyti,” shkruan gazeta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu