Skandal tek Real Madrid, arrestohen 4 lojtarë për përhapjen e videove seksuale

0

SPANJE – Tronditet Reali i Madridi pasi 4 lojtarë të rinj (një nga Castilla dhe tre nga ekipi i tretë) u arrestuan mëngjesin e sotëm , siç raporton El Confidencial, për një rast të dyshuar të shpërndarjes së videove të natyrës seksuale.

Hetimi, shpjegon gazeta spanjolle, nisi nga një ankesë e paraqitur më 6 shtator në Mogán, një komunë në Ishujt Kanarie, nga nëna e një të mituri. Burimet e El Confidencial sigurojnë se femër ka thënë se një nga të arrestuarit ka regjistruar një video porno me protagoniste të bijën dhe më pas e ka shpërndarë.

Për momentin nuk janë bërë të ditur emrat e lojtarëve të arrestuar për krimin e dyshuar, por sipas informacioneve të El Confidencial, janë të implikuar edhe lojtarë të tjerë, mes të cilëve edhe disa nga ekipi i parë.

Të rinjtë u arrestuan mëngjesin e sotëm në qytetin sportiv të Valdebebas teksa po përgatiteshin për të kryer stërvitjen dhe u dërguan në organet e drejtësisë me akuzën e gjoja veprës penale të zbulimit të sekreteve të natyrës seksuale. Hetuesit duan të sekuestrojnë celularin për të vijuar me analizat dhe për të vazhduar hetimet dhe për të zbuluar nëse ka persona të tjerë të përfshirë.

DEKLARATA NGA REAL MADRID
“Real Madrid njofton se ka mësuar se një lojtar nga Castilla dhe tre lojtarë nga Real Madrid C kanë bërë një deklaratë për Guardia Civil në lidhje me një ankesë për gjoja shpërndarjen e një videoje private në WhatsApp. Kur klubi do të ketë njohuri të thella të fakteve dhe do të marrë masat e duhura”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu