Prokuroria e Posaçme (SPAK) urdhëroi pezullimin e kompanive të përfshira në aferën e evazionit fiskal prej 189 milionë eurosh. E gjitha pas denoncimit të kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhit. Sot janë pezulluar .
Po ashtu, është paraqitur pranë ambienteve të SPAK-ut, një nga shtetaset, e cila figuronte si biznesmene në një nga këto kompani. Merita Hajdari tha se gjatë gjithë jetës së saj ka shitur kanaçe për riciklimin e aluminit. Presidenti Ilir Meta i bëri thirrje Kuvendit që të reagojë dhe të ketë një qëndrim në lidhje me skandalin. Sipas tij, paratë shkojnë të gjitha tek krimi. Edhe Partia Demokratike reagoi.
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi i bëri thirrje SPAK që të hetojë për rastin e evazionit fiskal të 5.5 milionë eurove me firmë të falsifikuar të një të moshuare që kishte ndërruar jetë. Sipas tij, përgjegjës për këtë skemë mashtrimi është kryeministri Edi Rama. Ndërkohë që pak ditë më parë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë pranoi se skemat e mashtrimit me tatimin mbi vlerën e shtuar të denoncuara nga Lëvizja Socialiste për Integrim janë të vërteta dhe se kanë qenë vetë tatimet që i kanë referuar në prokurori në vitin 2018.