TIRANË– Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, ka kërkuar ndryshimin e masës së siurisë nga “arrest në burg” në një më të butë.
Ish-zyrtarja e lartë e Ministrisë së Brendshme që është vënë në për skandalin e tenderit të uniformave të Policisë së Shtetit, ka depozituar një kërkesë në GJKKO për zëvendësimin e masës së sigurisë.
Naqellari akuzohet për “shkelje të barazisë në tendera” lidhur me tenderin 28 miliardë lekë të uniformave të policisë. Naqellari u vu në pranga më 10 korrik bashkë me 9 persona të tjerë. Këta të fundit akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.