Fshati turistik Qerret në Bashkinë e Kavajës është një prej destinacioneve më të preferuara për mijëra turistë,por ky sezon e gjen fshatin bregdetar të mbytur nga plehrat.Pavarësisht gjendjes skandaloze, erës së pakëndshme, dhe dëmit kolosal në turizëm, bashkia nuk ka bërë asnjë lëvizje për t’i dhënë zgjidhje këtij problemi.
InfowebMedia zotëron foto të cilat tregojnë se mbeturinat kanë pushtuar rrugët e fshatit prej një jave, duke u kthyer në një rrezik serioz edhe për shëndetin e qytetarëve.
Situata alarmante, në kulmin e sezonit turistik, është kthyer në një shqetësim real për vendas dhe turistë të cilet shprehen se e kanë të pamundur të lëvizin për shkak të erës së keqe.
Situata përsëritet për të disatën herë, duke shkatërruar kështu turizmin,të vetmin burim për ekonominë lokale.
Por pavarësisht se pushteti lokal vjel taksa,kur vjen puna të marrja e masave për tërheqen e mbetjeve urbane zgjedh të ‘struket’ dhe të vegjetojë në gjumin letragjik./Infoweb Media