Skënder Brataj: Njerëzit duhet ta kenë të qartë, infektohen edhe pas dozës së dytë të vaksinës!

0

Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha në emisionin “Real Story”, në News24, se rreziku i infektimit me koronavirus ekziston edhe pasi një person merr të dyja dozat e vaksinës.

Brataj e bëri këtë deklaratë gjatë diskutimit me ekspertët në studio mbi fushatën elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit, ku mes të tjerash u tha se kandidatët për deputetë janë të rrezikuar.

Pjesë nga diskutimet:
Ilir Alimehmeti: Kandidatët për deputetë janë të rrezikuar, për shkak të grumbullimeve.
Artan Koni: E mira e të mirave është të mos kishim mitingje, fushatë elektorale. Në Fier le të vihej një ekran gjigant dhe z. Basha të fliste nga Tirana.

E njëjta gjë duhet të ishte dhe nga partitë e tjera politike, sepse vaksinuam kryetarin e partive dhe ai nuk ua shpërndan turmës, por problemi është se turma infekton njëri-tjetrin.

Brataj: Njerëzit duhet të kenë të qartë se edhe me vaksinim, me dy doza, ekziston rreziku i infektimit, askush nuk përjashtohet nga riinfektimi. Distancimi social është i pari që të mban larg infektimit. Duhet bërë thirrje që në një fushatë politike të ruhet distanca dhe të mbahen maskat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu