“S’keni turp, plehra” Helidon Bushati përplaset me aktivistët e Lëvizjes Bashkë: Ua mban të dilni me mua

0

Teksa ka shkëmbyer replika për këtë çështje me protestuesit, deputeti i PD-së ka humbur toruan, pasi protestuesit i kanë kujtuar rritjen e rrogave të deputetëve.

TIRANË- Deputeti demokrat Helidon Bushati është përplasur me aktivistët e ‘Lëvizjes Bashkë’ ditën e sotme. Teksa po hynte në Kuvendit, Bushati quajti plehra aktivistët që po protestonin për minimumin jetik në vend.

Teksa ka shkëmbyer replika për këtë çështje me protestuesit, deputeti i PD-së ka humbur toruan, pasi protestuesit i kanë kujtuar rritjen e rrogave të deputetëve.

“S’keni turp, s’keni, plehra, po na tregoni ju pazaret! Kush jeni, jua tregoj unë. Bëni përgjithësime ju. Kush ia mban të dalë me mua?”, tha Bushati.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu