‘S’marr dot frymë’/ Përsëritet rasti i George Floyd, 38-vjeçari vdes pas forcës së tepruar policore të ushtruar ndaj tij

0

Një rast i ngjashëm me atë të George Floyd, të ndodhur afro 2 vite më parë në SHBA, është përsëritur në Kalifornia. Janë publikuar disa pamje, ku shihet policia teksa arreston një 38-vjeçar.

Edward Bronstein, 38 vjeç, po merrej në paraburgim nga efektivët e policisë më 31 mars të vitit 2020, pas një “kontrolli rutinë”. Bronstein vdiq gati dy vjet më parë teksa bërtiste “Nuk mund të marr frymë”. Videoja është publikuar tashmë pas urdhrit të gjyqtarit për ta bërë ngjarjen publike.

Familja e Bronstein ka ngritur një padi kundër efektivvëve, për shkak se sipas tyre këta të fundit e kanë tepruar me forcën e ushtruar dhe po ashtu kanë shkelur të drejtat civile.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu