Snajper, antitank e automatikë, zbulohet arsenal armësh në Yrshek, ndalohet pronari i depos

0

Dyshohet se depoja në fjalë përdorej edhe për modifikimin e armëve të zjarrit dhe jo vetëm për ruajtjen e tyre.

Një arsenal armësh është zbuluar këtë pasdite në Tiranë. Arsenali me armë është gjetur në depon e një ndërtese në zonën e Yrshekut në Tiranë. Mësohet se përveç pistoletave, pjesë e arsenalit kanë qenë edhe anë një snajper, dy antitanke e dy armë automatike.

Pronari i ndërtesës ku janë gjetur armët është vënë në pranga. Mësohet se bëhet fjalë për një 53-vjeçar, por ende nuk dihet identiteti i tij. Dyshohet se depoja në fjalë përdorej edhe për modifikimin e armëve të zjarrit dhe jo vetëm për ruajtjen e tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu