Socialistët fitojnë në burgun e Fierit! 125 vota diferencë me PD, ja si renditen partitë e tjera

0

Ka përfunduar numërimi i votave për partitë politike në burgun e Fierit, ku fituese është shpallur PS.

Socialistët kanë arritur të marrin vitoren me 125 vota diferencë me PD, pasi kanë siguruar 217 vota. Ndërkohë, Partia Demokratike ka marrë vetëm 92 vota.

Forcë e tretë nga vota e të dënuarve në këtë qark ka dalë Partia Mundësia e Agron Shehajt, teksa pas tij vjen “Nisma- Shqipëria Bëhet” me 4 vota.

Ndërkohë, Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka marrë 3 vota dhe Lëvizja Bashkë 1 votë.