Sokol Guga, mbledh për Shën Terezën Presidentët e Shqiperisë dhe Kosovës

0

Producenti i njohur Sokol Guga vjen këtë herë në edicionin e dytë të spektaklit “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” i cili do të realizohet në Shkup. Spektakli duket se ka marrë formë dhe se producenti e stafi i tij janë drejt finalizimit të këtij eveninenti madhështor kushtuar Nënë Terezës.

Në postimet që Guga ka shfaqur here pas here në rrjetet e tij sociale, ai është parë i fotografuar me ish Presidentet e Republikës duke ndarë me të gjithë ndjekësit e tij të ftuarit specialë të mbrëmjes.

Presidenti Bamir Topi, Alfred Moisiu, Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu e Atifete Jahjaga do ti bashkohen Gugës në këtë sipermarrje jo të lehtë që ai po organizon në Shkup.
Nuk dihet ende se çfarë qellimi kanë të ftuarit, por një gjë është e sigurt që spektakli “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” është spektakli më i madh në rajon kushtuar Shenjtores së madhe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu