Sorbeto me kivi është zgjidhja juaj për këtë verë, ja si përgatitet

0

Një recetë freskuese është gjithmonë një ide e mirë! Sidomos kur është kaq e thjeshtë dhe mund ta bëni fare lehtë në shtëpi. Kivi është një frut plot me lëndë ushqyese, burim i mirë fibrash, plot me antioksidantë dhe vitaminë C. Më poshtë mësoni si të bëni një nga ëmbëlsirat më të mira me kivi: Sorbeto!

Përbërësit për 6 racione janë këto:

– 5 kivi të prera në formë kubi

– 1/4 filxhan me mjalt (i papërpunuar) – Mund të shtoni më pak mjaltë në rast se nuk doni ta bëni të ëmbël.

– 1 lugë lëng lime (limoni jeshil) i shtrydhur

– 1 lugë lëkure e hollë lime

– 4-5 lugë qumësht arre kokosi ose ujë kokosi i pa ëmbëlsuar

Përgatitja:

1. Vendosini kivit e prera në një tepsi të madhe ose në 2 të vogla, me letër kuzhine poshtë. Sigurohuni të qëndrojnë në një shtresë të gjitha kivit dhe jo njëra mbi tjetrën.

Sorbeto me kivi është fiks çfarë ju duhet tani: Si ta

2. Lërini në ngrirje për të paktën 2 orë deri gjatë gjithë natës.

3. Më pas kivit e grira vendosini në një blender ushqimesh. Shtoni aty përbërësitë e tjerë. Fillojeni me pak qumësht kokosi dhe shtojeni ngadalë si ta shihni të nevojshme, që sorbeto të marrë një qëndrueshmëri të butë.

Sorbeto me kivi është fiks çfarë ju duhet tani: Si ta

4. “Blend” deri sa të krijohet një masë e njëtrajtshme e butë.

Sorbeto me kivi është fiks çfarë ju duhet tani: Si ta

Sorbeto me kivi është fiks çfarë ju duhet tani: Si ta

5. Nëse ju pëlqen ashtu mund ta shërbeni ose ta konsumoni menjëherë. Në të kundërt, vendoseni në një enë të pastër dhe lëren në ngrirje për 2-3 orë.

Sorbeto me kivi është fiks çfarë ju duhet tani: Si ta

6. Mund ta mbani në ngrirje/konsumon deri në 2 javë.

Burimi: Clean Food Crush, përshtatur nga Anabel

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu