Sot ditë e zezë edhe për bluzat e bardha, Covid-19 i merr jetën kirurgut të njohur shqiptar

0

Një tjetër mjek në Kosovë ka humbur jetën, pas infektimit nga Covid-19. Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë ka njoftuar se ka ndërruar jetë kirurgu i njohur, Ali Tolaj.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Spitali ka bërë me dije se Tolaj që nga fillimi i pandemisë ishte në krye të detyrës duke ju shërbyer pacientëve deri në ditën kur edhe vete rezultojë pozitiv në Covid-19.

“Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor, humbja e një mjeku që ka shërbyer me përkushtim e profesionalizëm për shume vite. Menagjmenti, koleget, gjithë stafi i Spitalit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë këtu se pak ditë më parë ndërroi jetë nga koronavirusi edhe mjeku Fadil Zuka.

Postimi i plotë i spitalit të Gjakovës:

Na tríshtoj pa masë lajmi për ndarje nga jeta ketë mëngjes e Dr.Aliut, mjekut të përkushtuar që shërbeu pa u lodhur dhe nuk u nda asnjë ditë nga puna e tij. Dr.Ali (Kadri)Tolaj, 1961-2020, ishte Kirurg në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë nga viti 1988. Dr.Alia që nga fillimi i Pandemisë ishte në krye të detyrës duke ju shërbyer pacientëve deri në ditën kur edhe vetë rezultojë pozitiv në Covid-19.

Megjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit shëndetësorë për kolegun e tyre, ai nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm. Është një humbje e madhe për sistemin shëndetësor, humbja e një mjeku që ka shërbyer me përkushtim e profesionalizëm për shume vite.

Menagjmenti, kolegët, gjithë stafi i Spitalit ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe kolegëve. U rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rre.zikshëm që prek këdo, pa dallim!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu