Sot heshtje zgjedhore. Shqiptarët votojnë të dielën për parlamentin e ri. Për herë të parë voton edhe diaspora

0

Më 11 maj 2025, Shqipëria do të mbajë zgjedhjet parlamentare. Me Partinë Socialiste që kërkon një mandat të katërt dhe një opozitë të ndarë mes Partisë Demokratike dhe forcave të tjera më të vogla, këto zgjedhje shihen si një moment vendimtar për rrugën demokratike të Shqipërisë, angazhimin në luftën kundër korrupsionit dhe aspiratën e saj të gjatë drejt Bashkimit Europian.

3.7 milionë shtetas shqiptarë do të zgjedhin 140 përfaqësuesit e tyre në parlament, për herë të parë voton edhe diaspora. Në garë për integrimin në BE, Partia Socialiste hapi fushatën e saj elektorale në orën 12.00 të mesditës së 12 prillit, një moment i mbushur me simbolikë. Aktiviteti u zhvillua në sheshin Skënderbej, në një skenë që imitonte flamurin e Bashkimit Evropian me 12 yje, duke theksuar mesazhin kryesor të partisë: integrimi në BE mbetet prioriteti kryesor politik. Slogani i fushatës “Shqipëria 2030 në BE” e përforconte më tej këtë mesazh. “Vetëm ne e kemi në dorë fatin evropian të Shqipërisë” – u shpreh kryeministri Edi Rama, teksa u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste, si e vetmja forcë sipas tij që mund ta fusë vendin në BE.

Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë, në nenin 77, përcakton qartë periudhën e heshtjes zgjedhore dhe kufizimet që lidhen me të.

Gjatë ditës së ndalohet çdo aktivitet fushate zgjedhore, përfshirë zhvillimin e mitingjeve, aktiviteteve të tjera zgjedhore dhe shpërndarjen e materialeve propagandistike nga subjektet zgjedhore.

Në garën zgjedhore të dielën janë 11 parti politike:

  1. -Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore
  2. Partia Lëvizja Bashkë
  3. Lëvizja Atdheu
  4. Koalicioni Euroatlantik
  5. Partia Socialiste
  6. Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet
  7. Aleanca Kombëtare Shqiptare
  8. Aleanca Demokracia e Re
  9. Koalicioni Djathtas për Zhvillim
  10. Partia Mundësia
  11. Partia Social Demokrate