Sot Kuvendi, votim për zgjatjen e organeve të Vettingut

0

Kuvendi pritet të nisë sot në orën 10:00, ku do të hidhen në votim propozimet e mazhorancës për të ndryshuar Kushtetutën për zgjatjen e mandatit të afateve të vettingut.

RENDI:

1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare datë 3.2.2022
(Neni 44, pika 2 e Rregullores)
2. Njoftime
(Neni 44, pika 3 e Rregullores)
3. Interpelancë me ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës kërkuar nga deputeti Ferdinand
Xhaferraj. (Neni 80, Kushtetutë, neni 96, Rregullore Kuvendi)
4. Interpelancë me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural kërkuar nga deputeti Erion Braçe.
(Neni 80, Kushtetutë, neni 96, Rregullore Kuvendi)
5. Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së
Shqipërisë” të ndryshuar” (Propozuar nga një grup deputetësh të shumicës parlamentare). (Neni
177 i Kushtetutës dhe nenet 77/b dhe 73-77 të Rregullores, shumicë e cilësuar votash për miratim:
2/3 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)
Pyetje
Shprehet nismëtari
Relatorë: Klotilda Bushka, Klevis Xhoxhi
Shprehet organi përgjegjës: Këshilli për Legjislacionin dhe komisioni për Çshtjet Ligjore,
Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut
Diskutime
(Shprehen grupet parlamentare)
Koha e votimit
6. Projektvendim “Për miratimin e listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të
Këshillit të Lartë Gjyqësor nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të Shkollës së
Magjistraturës, sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”. (Neni
147, pika 8 të Kushtetutës, ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”,
neni 111 Rregullore Kuvendi, votim i fshehtë, shumicë e cilësuar votash për miratim: 2/3 e të
gjithë anëtarëve të Kuvendit)
Koha e votimit
2
7. Projektvendim “Për miratimin e listës në bllok të kandidatëve të përzgjedhur për anëtarë të
Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga trupa e pedagogëve të Fakulteteve të Drejtësisë dhe të
Shkollës së Magjistraturës, sipas ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të
drejtësisë”. (Neni 147, pika 8 të Kushtetutës, ligji nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së
sistemit të drejtësisë”, neni 111 Rregullore Kuvendi, votim i fshehtë, shumicë e cilësuar votash
për miratim: 2/3 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)
Koha e votimit
8. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (60′)


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu