“Sot ndihem më e brishtë por edhe më e fortë prej teje biri im”/Urimi emocionues i Jonida Maliqit për djalin e saj

0

Vitet kanë kaluar shpejt dhe djali i Jonida Maliqit, Dan ka mbushur 12 vjeç.

Këngëtarja shumë e dashur për publikun në ditën e veçantë ka bërë një postim tejet emocionues për vogëlushin e saj, që i ndryshoi jetën e siç shkruan e bëri më të brishtë, por edhe më të fortë”.

12 vjet më parë vendosa të ndaj me ju ndjesinë më të bukur të jetës sime në formë artistike, në atë që di të bëj më mirë. Sa herë e dëgjoj ndër vite këtë këngë emocionohem dhe ende sot e kësaj dite përlotem. Sot ndihem më e brishtë por edhe më e fortë sepse prej tim biri kam mësuar shumë. Vitet kalojnë më shpejt kur bëhesh nënë dhe kjo eksperiencë jetësore është thelbi i ekzistencës sime. Kur këndoja këtë këngë të kam imagjinuar pa fund por nuk ma merrte mendja kurrë që do të bekohesha me një djalë aq special e të mrekullueshëm si ti që fal kaq shumë dashuri.
Love you Dan my Peter Pan”. – ka shkruar ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu