Sot u lirua nga burgu, arsyet që bindën Gjykatën që ish-ministri Saimir Tahiri të linte qelinë

0

TIRANË- Ish-ministri Saimir Tahiri do vijë pjesën tjetër të dënimit në banesë. Ky ishte vendimi që u mor ditën e sotme nga gjyqtarja Malita Fetahu dhe prokurori i çështjes, Mustafa Turku.

Saimir Tahiri lë qelinë! Ish-ministri lirohet me kusht nga burgu, kryen pjesën tjetër të dënimit në banesë
Për ish-ministrin janë dy ekspertiza mjeko-ligjore, që arsyetojnë se përse duhet të lihet i lirë.

Në njërën prej tyre, thuhet se Tahiri ka probleme, pasi ka qëndruar për një periudhë në spitalin e burgut për shkak të një rrëzimi që ka pasur gjatë kur ka qenë në ajrim. Ndërsa në akt ekspertizën e dytë, shpjegohet se bashkëshortja e ish-ministrit nuk është në gjendje të mirë shëndetësore e se nuk ka kush të kujdeset për fëmijët.

Tahiri u dënua me 3 vjet e katër muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, mbasi gjatë kohës në krye të dikasterit të rendit Habilajt kultivuan kanabis sativa.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu