SPAK 500 mijë euro për përgjimet, lidhet kontrata 2-vjeçare

0

Kontrata është lidhur me kompaninë “TBS 96” në pronësi të Artan Xhorit.

500 mijë euro do të harxhohen nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për mirëmbajtjen e sistemit të mirëmbajtjes së përgjimeve për 2 vitet e ardhshme. Kontrata është lidhur me kompaninë “TBS 96” në pronësi të Artan Xhorit.

Sipas Euroneës, gjatë vitit 2021, SPAK për llogari të hetimeve të tij përgjoi rreth 1500 persona ndër ta zyrtarë, ish-zyrtarë dhe persona të përfshirë në krimin e organizuar. Ndërsa përgjimet e 2000 numrave të telefonit u kanë kaluar filtrave të oficerëve që përgjojnë telefonatat.

Shumica e këtyre numrave, mbi 900 të tillë, janë vënë nën përgjim mbi dyshimet se bëhej fjalë për grupe të strukturuara kriminale, e rreth 800 janë në përgjim për korrupsion. Prokuroria e Posaçme sipas ligjit ka një zyrë të vetën përgjimesh duke u shkëputur nga ajo e prokurorisë së përgjithshme.