KURBIN- Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka zhvilluar një aksion në Fushë Kuqe pasditen e sotme. Mësohet se policia me mbështetjen nga SPAK, po kryen kontrolle në banesën dhe lokalin e Gëzim Çelës, ish-oficerit të Forcave Speciale. Çela, njihet si baronii Fushë Kuqes dhe është dënuar me 20 vite burg, për drogë dhe prostitucion.
SPAK ka lëshuar ditën e sotme disa urdhër-arreste, të cilët policia po i zbaton. Deri më tani bëhet me dije se ka disa persona të arrestuar, mes tyre dhe punonjës policie. Për këtë, megaoperacion do të dalë në konferencë për mediat dhe drejtpori i Policisë Muhamet Rrumbullaku.