SPAK aksion për goditjen e një skeme kontrabande cigaresh, lëshohen disa urdhërarreste

0

TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një aksion për goditjen e një skeme kontrabandimi cigaresh. Sipas raportimeve, në kuadër të këtij aksioni janë lëshuar 15 urdhërarreste, ku disa prej tyre janë ekzekutuar nga Policia e Shtetit.

Urdhërarrestet janë lëshuar për doganierë, biznesmenë dhe shtetas të huaj të përfshirë në skemën e kontrabandës. Gjithashtu janë firmosur edhe 21 urdhra ndalimi për dalje jashtë territorit të Shqipërisë.