SPAK/ Arrestohen edhe dy ish-shoqëruesit e Saimir Tahirit, pjesë e grupit të trafikantëve

0

SPAK ka zbuluar detaje të reja nga megaoperacioni që çoi në arrestimin e 28 personave si të përfshirë në trafik droge me Italinë. Në një reagim për mediat, SPAK njofton se mes të 28 të arrestuarve janë edhe dy punonjës të policisë, të cilët veprën penale e kanë kryer në vitin 2016, periudhë gjatë të cilës mbanin detyrën e shoqëruesve të ministrit të Brendshëm.

Kujtojmë se në atë periudhë, ministër i Brendshëm ka qënë Saimir Tahiri.

“Në veçanti, masat e sigurisë personale janë ekzekutuar, (përveç 10 shtetasve që janë arrestuar më parë në kuadër të operacionit Kulmi) edhe per një administrator publik (drejtor), nje prokuror, tre zyrtar të larte te policisë e dy punonjes te tjere policie, këta dy të fundit në kohën e kryerjes së veprave penale – në vitin 2016 – me detyrën e pjestarëve të grupit te shoqerimit të ish – Ministrit të Brendshëm.

Zyrtarët publik, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë”, njofton SPAK.

Po kush janë ata?

Mësohet se dy të arrestuarit, të cilët ishin shoqërues të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në kohën kur kryen veprën penale, janë Hekuran Marku dhe Agustin Deda.

Krahas tyre, SPAK njofoi arrestimin edhe të prokurorit të Vlorës Maksim Sota si edhe të disa zyrtarëve të lartë të policisë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu