SPAK: Erjon Dani i dha të dhënat e TIMS trafikantit të drogës

0

TIRANË- SPAK ka shenjëstruar një grup të strukturuar kriminal për trafikun e lëndëve narkotike nga Amerika Latine në vendet e BE. Nga hetimet bëhet me dije se Erjon Dani i cili në atë periudhë ushtronte funksionin si Shef i Policisë Kriminale dhe Shef i Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë i ka dhënë të dhënat e TIMS një trafikantit të drogës. Konkretisht Erjon Dani akuzohet për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”.

Pjesë nga njoftimi:

Nga veprimet hetimore ka rezultuar e provuar se i hetuari E. D., në periudhën objekt hetimi ka ushtruar funksionin e Shefit të Policisë Kriminale, njëkohësisht dhe Zv. Shef i Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, i cili, të dhënat e administruara në sistemin TIMS, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës i kanë vënë në dispozicion të personit nën hetim (K. M.,), duke konsumuar edhe elementët e veprës penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.