SPAK jep pretencën për gjyqtaren e Elbasanit Zamira Vyshka

0

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin e gjyqtares së Elbasanit Zamira Vyshka me 2 vite e 8 muaj burg, por në pretencë gjithashtu ka kërkuar pezullimin e dënimit dhe vënien në provë për një periudhë 2-vjeçare.

SPAK kërkon shpalljen fajtore të gjyqtares Vyshka “korrupsion”, pasi e akuzon se në tetor 2021, ajo dhe avokati Ilir Pashaj i kanë kërkuar lekë familjarëve të një personi të arrestuar për vjedhje me qëllim lehtësimin e dënimit penal.

Më parë, gjatë seancave, Vyshka ka mohuar akuzat e ka quajtur montaturë hetimin ndaj saj. SPAK ka ngritur dyshime se gjyqtarja Zamira Vyshka është përfshirë në një aferë korruptive për lehtësimin e dënimit të Xhulio Musës, të akuzuar për “plagosje”. Sipas SPAK, familjarët e tij, në bashkëpunim me avokatin Ilir Pashaj, ish-gjyqtar i kanë ofruar gjyqtares një shumë prej 5 mijë euro me qëllim favorizimin në caktimin e masës së dënimit.

Për avokatin Pashaj, SPAK kërkon dënimin me 1 vit e 8 muaj burg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu