SPAK ka dhënë këtë të martë pretencën për Vangjush Dakon, ish-kryebashkiakun e Durrësit, i marrë i pandehur për shpërdorim detyre në dy raste.
Prokurori i SPAK, Sotir Kllapi, kërkoi dënimin me 4 vite burg për ish-kryebashkiakun. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, nëse shpallet fajtor, Dakos do t’i ulet 1/3 e dënimit, duke zbritur në 2.8 vite.
Aktualisht, ish-zyrtari i lartë, që është nën masën e arrestit shtëpiak, akuzohet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste: me dhënien e një leje ndërtimi për një pallat në vitin 2014 dhe për shpërdorim detyre në tenderin e supervizimit të promenadës për vijën bregdetare, me vlerë rreth 200 mijë euro.
Dako u arrestua në qershor të vitit 2023, por pas tetë muajsh u lirua në arrest shtëpie në shkurt të këtij viti për shkak të kalimit të afateve.