SPAK kërkoi sekuestrimin e makinës së saj, Kejvina Kthella: Jam gocë e pastër, s’di nga dalin këto lajme

0

TIRANË- Ish-velina Kejvina Kthella thotë se nuk ka asnjë dijeni mbi burimet e lajmeve që qarkullojnë për të, lidhur me urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për sekuestrimin e makinës së saj. E pyetur në ‘Fun Club’, Kejvina thotë se ajo nuk ka asnjë problem me ligjin dhe se është ‘gocë e pastër’.

“Unë s’kam asnjë problem me ligjin. Nuk kuptoj nga ka dalë ky lajm. Jam një gocë e pastër me ligjin,”- tha Kejvina.

Ndërkohë që ish-velina Kejvina Kthella shijonte aventurën e saj në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) vijoi me procedurat për sekuestrimin e makinës që përdorte ajo.

Kejvina Kthjella ka qenë për një kohë të gjatë në qendër të mediave Redjan Rrajën, kryesisht në momentin që ky i fundit ra në pranga për atentatin ndaj Ndojit dhe ish-velina u thirr në Prokurori për tu marrë në pyetje. Prokuroria nisi hetimin e pasurisë së Rrajës dhe mes aseteve ishte dhe mjeti që përdorte Kejvina.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu