Vetëm për para, i afërmi “shet” të miturën tek 84-vjeçari, i moshuari tenton ta përdhunojë

0

Një ngjarje e rëndë u parandalua në kohë në Greqi, ku një 84-vjeçar tentoi të abuzonte me një 17-vjeçare.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas të cilave një mik i familjes akuzohet se ka organizuar takimin mes të miturës dhe të moshuarit, pasi ia kishte kërkuar ky i fundit në Trikala.

Mësohet se gjithçka ka nisur të zbardhet kur u raportua se një i moshuar po ngacmonte një të mitur në zonën e një dyqani të vjetër në E.o. Trikalon-Janinë dhe kjo ka bërë që të nisim menjëherë hetimet.

“Mallkuar qofshin plumbat që i zbrazën në trupin tënd”/ Iu vra nëna nga atentati, djali viktimës RRËQETH me mesazhin prekës
Personat e sigurisë që mbërritën në vendngjarje, gjetën 84-vjeçarin dhe vajzën në momentin që kryenin transaksionin monetar mes tyre dhe arrestuan menjëherë të moshuarin.

Sipas informacioneve të sigurta, nga hetimet paraprake ka rezultuar se në këtë rast është përfshirë një mik i familjes së vajzës, i cili dyshohet se ka organizuar takimin për të marrë paratë. Ai u arrestua dhe tani po kërkohet nëna e saj, e cila akuzohet se ka lënë pas dore vajzën e saj të mitur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu