SPAK kontroll në banesën e ish ministrit Ilir Beqaj në Vlorë

0

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka kryer kontrolle ditën e sotme në banesën e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj në Vlorë.

Bëhet e ditur nga burimet për media se dera e apartamentit është hapur me forcë nga zjarrfikëset. Apartamenti i Beqajt ndodhet në katin e 7 të një pallati në Lungomare.

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj është arrestuar me urdhër të SPAK. Mbi të rëndojnë akuzat “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësi publik ose çdo personi tjetër, që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, si dhe “Mashtrimi”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu