Prokuroria e Posaçme ka nisur procedurat për ekstradimin e Gëzim Çelës drejt vendit tonë. Menjehrë pas arrestimit te tij dite më parë ne Kosovë, Spak është vënë në levizje, duke i deleguar dosjen e Çelës, Ministrise së Drejtesisë, me të gjitha provat e mbledhura për kete shtetas dhe akuzat që rëndojnë mbi të. Bashkelidhur me dosjen, është edhe vendimi i Gjykatës së posaçme, që ka caktuar masën e arrestit me burg ndaj Çelës, që akuzohet për trafik ndërkombëtar droge. Tashmë brënda afatit kohor, Ministria e Drejtesisë do ja përcjellë autoriteteve kosovare dosjen, për ekstradimin e tij.
Kujtijmë se një ditë më pare gjykata e Ferizaj, la në burg me një afat kohor 40 ditë Çelën, i konsideruar si baroni i drogës. Kjo masë sigurie është praktikë që ndiqet për procedurat e ekstradimit. Pas mbajtjes së seancës dëgjimirë dhe dëgjimit të palëve, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Renda, në Kosovë, vlerësoi se ndaj Çelës, është lëshuar një urdhër-arrest ndërkombëtar nga Interpoli, me kërkesë të Shqipërisë për shkak të veprave penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve. Në këtë mënyre ai do të qëndrojë i izoluar për 40 ditë, deri në mbërritjen e aktëve oroceduriale nga Shqiperia. Çela u arrestua një ditë më parë në Ferizaj pas një aksioni të përbashkët policor të Kosovës dhe Shqipërisë. Prej 9 vitesh, ai ishte shpallur në kërkim dhe fshihej në Kosovë, duke lëvizur me një identitet të rremë si Bekim Bajraktari. Çela u arrestua një ditë më parë në Ferizaj pas një aksioni të përbashkët policor të Kosovës dhe Shqipërisë.