SPAK rihapi hetimet për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftari, arrestohet në Gjermani Genc Tafili

0

Është arrestuar me urdhër të SPAK në Gjermani Genc Tafili.

Ai së bashku me të vëllanë e tij Admir Tafili janë dënuar për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftari, ngjarje për të cilën pak kohë më parë SPAK vendosi që të rihapte hetimet.

Genc Tafili ishte nisur drejt Stambollit në momentin kur është vënë në pranga nga autoritetet Gjermane.

Ai u dënua 25 vite burg për vrasjen e Zylyftarit, derisa u la i lirë në vitin 2017 nga gjyqtarja e Krujës Enkelejda Hoxha.

Gjykata e Apelit Tiranë ka rrëzuar vendimin e gjyqtares Enkelejda Hoxha për lirimin me kusht nga burgu të Genc Tafilit. Në atë kohë Gjykata ka kërkuar që Genc Tafili të rikthehet në qeli.

Tafili fitoi lirinë me kusht në vitin 2017, pasi kreu 17 vite burg, duke u shpallur fajtor se ka vrarë në aksion komisarin e policisë, Arben Zylyftari. Po kështu, në nëntor të vitit 2014, Tafili u akuzua se tentoi që të arratisej nga burgu i Peqinit, por u parandalua në kohë.

Përkundër akuzave, Tafili mohoi se kishte në plan të linte qelinë e burgut.

Genc Tafili dhe vëllai i tij Admir Tafili janë të dy emra shumë të njohur për drejtësinë shqiptare, të akuzuar dhe dënuar për disa vepra penale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu