Me vendim të Gjykatës së Posaçme, BKH, ka sekuestruar sot, telefonin e Ajola Xoxës, bashkëshortes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Të njëjtat burime thonë se telefoni i Ajola Xoxës është sekuestruar në kuadër të hetimit pasuror, nga prokurori Ols Dado.
Një grup i agjentëve të BKH-së kanë shkuar sot në banesën e Veliajt për të sekuestruar celularin.