SPAK sekuestron telefonin e drejtoreshës së AKU, Jeta Deda. Shkak: Tenderi me probleme

0

TIRANË- Një tender me shkelje të hapura ka vënë në lëvizje Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK), që ka nisur verifikimet. Çështja është duke u hetuar nga vetë kreu i SPAK, Altin Dumani.

Burime për “Dosja” bëjnë me dije se mes të verifikuarve është edhe drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, (AKU), Jeta Deda. Dedajt i është kërkuar të dorëzojë telefonin personal bashkë me disa dokumente për të verifikuar rolin dhe veprimet e saj në dhënien e tenderit.

Ende nuk dihet për cilin tender bëhet fjalë, por hetimi që ka nisur përfshin edhe disa zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Bujqësisë dhe institucioneve në varësi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu