SPAK-ut i shtohet siguria dhe pajisjet për të hetuar

0

Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion, që heton zyrtarët e lartë, do të ketë mundësi për të qenë më efektive në hetime gjatë vitit të ardhshëm.

Kjo për dy arsye. Komisioni parlamentare i Ligjeve i miratoi këtë të hënë dy kërkesa për buxhet shtesë, që kanë të bëjnë me sigurinë e godinës dhe gjithashtu rritjen e kapaciteteve hetimore të këtij organi.

Komisioni i Ligjeve miratoi këtë të hënë buxhetin e 2023, vetëm me votat e maxhorancës. 4 deputetët e pranishëm të opozitës votuan kundër. Nga rishikimi i buxhetit pas kërkesave të insitucioneve, për 18 prej tyre, u shtua një buxhet prej 1.26 miliardë lekësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu