Spalletti flet për shortin e Europianit: Kundërshtarët tanë do ta kenë të vështirë të përballen me Italinë

0

Italia ndodhet në Grupin B të Euro 2024, në të njëjtin grup ku bën pjesë edhe Shqipëria, Kroacia dhe Spanja.

Itailianët do të kërkojnë të mbrojnë fronin si Kampionë në fuqi të Europës teksa këtë rrugëtim do ta nisin me sfidën ndaj Shqipërisë më datë 15 qershor në Dortmund.

Së fundmi, në një intervistë për “TG Poste”,Spalleti komentoi mbi shortin dhe theksoi se Italisë i mjafton të bëjë lojën e tyre për t’u kualifikuar.

“Në futboll nuk ekziston asnjë short i lehtë apo grup i lehtë. Edhe për kundërshtarët tanë është e vështirë sepse ata do të përballen me Italinë, jam i bindur se nuk do ta donin një kundërshtar të tillë nga fasha e katërt.

Ne kemi historinë tonë dhe në Europian, Italia duhet të bëjë Italinë për të bërë mirë në këtë kompeticion. Jemi kampionët në fuqi dhe kemi detyrimin për të bërë mirë dhe për të tentuar sërish fitimin e Europiani”, u shpreh Spalletti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu