Spanja vendos të ekstradojë Lulzim Berishën në Shqipëri

0

Gjykata e Shkallës së Parë në Spanjë ka vendosur pro ekstradimit të Lulzim Berishës në Shqipëri. Ky vendim nuk është perfundimtar pasi ai ka të drejtën e ankimit.

Në seancën e mbajtur 1 muaj më parë, Lulzim Berisha kërkonte të refuzohej ekstradimi me argumentin se i rrezikohet jeta. Berisha e përshkroi veten si një sipërmarrës, ndërsa tha se familjen e ka larguar në Suedi për shkak të frikës nga hakmarrja.

Nga ana tjetër, autoritetet spanjolle deklaruan se nuk ka rrezik për hakmarrje nëse Lulzim Berisha u dorëzohet autoriteteve të drejtësisë shqiptare që e kërkojnë, SPAK në rastin konkret.

Avokatët e Lulzim Berishës i kërkuan gjykatës spanjolle që të mos lejojë ekstradimin e tij në Shqipëri, por dënimin ta vuajë në atë shtet. Lul Berisha u arrestua në Spanjë në Dhjetor 2023 në qytetin Alikante.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu