Spartak Ngjela : Celibashi është një manipulues barbar i votave në Shqipëri

0

Avokati Spartak Ngjela ka reaguar për kandidimin e Tom Doshit në zgjedhje nga KQZ, duke e cilësuar si një vendim që shkon kundër interesave të SHBA. Në një shënim të Facebook, Ngjela paralajmëron goditje të ashpër nga drejtësia për drejtuesit e KQZ dhe shkruan se “sot, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, deklaroi para një ore: “kush u gëzua me raki dje (lidhur me vendimin e KQZ) do ta nxjerrë shpejt në të vjella”.

Shënimi i plotë i Spartak Ngjelës në Facebok:
Ku e gjen forcën një i degraduar antiligjor si Ilirian Celibashi dhe ata që votuan në KQZ, që i kundërvihen vullnetit amerikan në mbrojtje të Shqipërisë dhe shqiptarëve? Si mund të regjistrohet në zgjedhje një kandidat si Tom Doshi, të cilin nuk e lejon ligji?
Po që kanë shkelur nenin 2 pika 2 të ligjit nr 138/ 2015 “Për kriminalizimin”, kush do t’i mbrojë këta?
Po ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim si e komenton këtë?
I.
Politika amerikane duhet të jetë më aktive kundër korrupsionit në Tiranë. Koha nuk pret, dhe shqiptarët janë të lodhur me bandat që po i qeverisin.
Celibashi është një manipulues barbar i votave në Shqipëri, madje ky është kryebanditi i manipulimit të zgjedhjeve në vitin 2003, dhe sot është rikthyet nga socialistët në të njëjtin vend.
Por, nuk është vetëm kjo: shumicën në KQZ e kanë socialistët. Turp për ta që i kundërvihen politikës amerikane, duke shkelur ligjin, për të kërkuar ndihmën e Moskës në mbrojtje të korrupsionit.
ll.
Por, a do ta vijojnë dot këtë rrugë?
E kanë të pamundur. Sot, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, deklaroi para një ore: “kush u gëzua me raki dje (lidhur me vendimin e KQZ) do ta nxjerrë shpejt në të vjella”.
Sigurisht, është shkelur ligji, përkatësisht neni 2 pika 2 i ligjit “Për kriminalizimin “. A do të veprojë SPAK.
Nëse SPAK do të jetë në lartësinë e ligjit, të gjithë ata që kanë votuar për të regjistruar një person të akuzuar në USA, duhet të arrestohen nën akuzën e shpërdorimit të detyrës për krim kundër drejtësisë.
Pas këtij arresti, menjëherë do të fillojë drejtësia në KQZ-në e ripërtërirë, për të mos regjistruar më askënd, i cili është subjekt i nenit 2/2 të ligjit “Për kriminalizimin”, gjë kjo e cila do të hapë rrugën e përjashtimit nga zgjidhjet e 25 prillit, për të gjithë ata që janë subjekte të nenit 2 të ligjit “Për kriminalizimin “.
Koha duhet t’i rikthejë shqiptatëve drejtësinë, dinjitetin e tyre, dhe Shqipërisë vendin e saj historik në historinë moderne të Perëndimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu