Spikeri ndërpren edicionin e lajmeve për të thënë se nuk është paguar, drejtori e quan të dehur

0

Spikeri i një televizioni në Zambia ndërpreu transmetimin e drejtpërdrejtë të lajmeve duke thënë se se nuk ishte paguar nga redaksia.

Sipas mediave të huaja, të shtunën në mbrëmje, Kabinda Kalimina ishte duke lexuar lajmet kryesore në News TV KBN (Kenmark Broadcasting Network) ndërsa bëri një akuzë të papritur në transmetim.

Duke marrë frymë thellë, Kalimina filloi duke thënë: “Unë punoj për lajmet, zonja dhe zotërinj. Ne jemi qenie njerëzore. Ne duhet të paguhemi. Ne nuk jemi paguar”, duke iu referuar vetes dhe kolegëve të tjerë që punojnë për KBN TV.

Pasi Kalimina bëri deklaratën e tij në një transmetim Live, pjesa e drejtpërdrejtë që e tregonte atë në studio u pre në montazhin e hapjes për kanalin e lajmeve.

Lidhur me këtë, Kennedy K Mambwe, drejtor ekzekutiv i KBN TV, lëshoi një deklaratë në faqen e kanalit në Facebook duke dënuar veprimet e Kalimina.

Mambwe akuzoi Kaliminan si ‘i dehur’, duke deklaruar se : Si KBN TV, ne jemi të tmerruar me sjelljen e dehur të ekspozuar përmes një video që është bërë virale në mediat sociale dhe është vënë në skenë nga një nga prezantuesit tanë me kohë të pjesshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu