Spiro Maliqi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile

0

 

Spiro Maliqi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile. Vendimi është firmosur nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

Spiro Maliqi vjen në këtë post pas një karriere të shkëlqyer në administratën publike.

Ai ka punuar në Ministrinë Për Europën dhe Punët e Jashtme, Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Drejtësisë etj.

U kthye në Elbasan si shef i Kabinetit për Bashkinë e Elbasanit.

Më pas u emërua prefekt i qarkut të Elbasanit.

Karriera vazhdoi si këshilltar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Në shkurt të këtij viti, Kryeministri Edi Rama e emëroi atë kreun e i ri të Agjencisë së Programeve të Veçanta të Shtetësisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu