Mjekja e Spitali Amerikan jep alarmin/ Çfarë doli nga testi i 9-vjeçares

0

Javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me koronavirus që i përkasin moshave të reja. Madje, mjekët kanë konfirmuar si pozitivë edhe mosha fare të vogla, të cilët kanë patur të gjitha simptomat e virusit në fjalë.

Mjekja e Spitalit Amerikan Lida Shosha ka bërë një thirrje përmes rrjetit social Facebook që të tregohet mjaft kujdes edhe ndaj fëmijëve pasi janë po aq të rrezikuar nga virusi sa të rriturit.

Mjekja ka publikuar rezultatin e testit sierologjik të një 9-vjeçareje, e cila edhe pse ka patur mjaft anti-trupa për shkak të infektimit të parë është riifektuar me koronavirus.

Postimi i plotë
🔴Femijet po infektohen ne masë.
#Kujdes!!!
Femijet infektohen, dhe transmetojne covidin. Mbroni jeten e femijeve tuaj.
🔴Ndonese mund te kene antikorpe te bollshme, pasi mund ta kene kaluar pa u ndjere mund te ri-infektohen perseri.
🔴Merni ne konsiderate Covidin vec gripit stinor.
👉Bejini tampon femijeve.
👉Ne te njejten dite,
#serologjia 178.4 {numer shume i larte antikorpesh, qe normalisht duhet te mbronin nga nje ri- infektim) të fëmijës.
#tamponi +++ , ne te njejten dite, konfirmon kliniken e
#riinfektimit nga Covid, me temperature te larte, kolle, lodhje te femijes dhe alterim te ndjeshem te PCR, sedimentit, leukociteve, D-Dimerit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu