Ajo ka qënë në Shqipëri së bashku me dy miqtë e saj dhe fotot e postuara në rrjetin social Instagram e tregojnë këtë gjë.
Një prej të arrestuarve për tentativën për të hyrë në Uzinën ushtarake të Gramshit, besohet të jetë një eksploratore e njohur urbane nga Moska. 33-vjeçarja, Svetlana Timofeeva, e njohur në rrjetet sociale si Lana Sator është një shtetase ruse e cila prej më shumë se 10 vitesh eksploron dhe fotografon ndërtesa, uzina dhe fabrika të braktisura në shtete të ndryshme të botës, kryesisht në ato të ish-Bashkimit Sovjetik.
Ajo ka qënë në Shqipëri së bashku me dy miqtë e saj dhe fotot e postuara në rrjetin social Instagram e tregojnë këtë gjë. Një tjetër detaj i fortë që i lidh të tre, me identitetet e personave të arrestuar nga policia, është makina tip “Chevrolet”, të cilën ata gjithashtu e kanë postuar në rrjetet sociale.
Makina ‘Chevrolet” me të cilën udhëtonin tre shtetasit e huaj, e postuar në Instagram nga miku i blogeres ruse.
Fotografitë nga Uzina shqiptare ata i kishin shpërndarë në rrjetet sociale.
Sipas informacionit të policisë së Elbasanit, Svetlana Timofeeva qëndronte jashtë rrethmit të fabrikës me një djalë tjetër, ndërsa shtetasi me pasaportë ukrainase dyshohet se u përlesh me ushtarët, të cilëve u hodhi spraj paralizues në fytyrë.