TIRANË- Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ishte sot i pranishëm në Konferencën e V-të Ndërkombëtare të Shkencave të Jetës dhe Bujqësisë.
Salla, në prani të Kryeministrit Edi Rama, Rektorit të UBT-së Fatbardh Sallaku dhe ekspertëve vendas e ndërkombëtarë, vlerësoi UBT-në si një shtyllë të dijes dhe formimit profesional që ka mbajtur gjallë bujqësinë shqiptare për më shumë se 70 vite.
Gjatë fjalës së tij, Ministri Salla theksoi se bashkëpunimi mes MBZHR dhe UBT do të vijojë për krijimin e Urdhrit të Agronomit, forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe punësimin e studentëve ekselentë, duke e cilësuar dijen dhe inovacionin si motor të transformimit të bujqësisë shqiptare dhe përafrimit me standardet e Bashkimit Europian.





