Star Campers Albania shpallet fituese e çmimit të inovacionit për zhvillimin e astroturizmit në vend

0

Tiranë, 26 nëntor 2025 – Star Campers Albania është vlerësuar me Çmimin e Inovacionit në edicionin e katërt të “Butterfly Award”, një iniciativë e organizuar nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) dhe e mbështetur nga Bashkimi Europian.

Juria ka vlerësuar kontributin e Star Campers Albania në zhvillimin e astroturizmit në Shqipëri, përmes organizimit të eventeve stargazing dhe netëve nën yje, duke qenë aktualisht i vetmi ofrues i këtij lloji eksperiencash në vend.

Ky çmim konsiderohet një hap i rëndësishëm për promovimin e turizmit të veçantë dhe edukativ në Shqipëri, duke sjellë një qasje të re ndaj eksplorimit të natyrës dhe qiellit të natës.

Kompania, e cila prej pesë vitesh operon në tregun shqiptar, thekson se pavarësisht sfidave të hasura, mbetet e motivuar të zgjerojë edhe më tej aktivitetin e saj, me synimin për të zhvilluar standarde më profesionale dhe oferta të reja në fushën e astroturizmit.