Starton sonte ndeshja e parë e europianit në “Euro 2020”

0

Pak minuta na ndajnë nga ndeshja e parë e Europianit Euro 2020, ajo mes Italisë dhe Turqisë që do të luhet në Olimpiko të Romës.

Për skuadrën e Të Kaltërve ka ardhur momenti i së vërtetës, ai për të mbledhur frytet e punës 3-vjeçare të bërë me trajnerin Roberto Mancinin. Skuadra italiane vjen pas një serie ta gjatë rezultatesh pozitive, plot 27 ndeshje pa humbje, por përballja e së premtes në Olimpiko përvallë 16 mijë tifozëve ndaj Turqisë do të jetë prova e vërtetë e kësaj epoke të re.

Italia në këtë eveniment do të duhet të tregojë se nuk ka frikë asnjë prej gjigandëve të futbollit evropian. Që nga momenti kur Mancini mori stafetën nga ventura në pankinën e 4 herë kampionëve të botës në vitin 2018, Të Kaltrit kanë humbur vetëm 2 ndeshje dhe në të dy rastet bëhet fjalë për skuadra pretendente për fitoren e Euro 2020, Franca në një sfidë miqësore dhe Portugalia në Nations league.

Ndërkohë, përballë tyre Turqia e Senol Gynesh është një skuadër që në fazën eliminatore ka arritur të ndalë Francën 2 herë duke i mbyllur ndeshjet e grupit me vetëm 1 pikë më pak se kampionët e botës. Është ky një tregues që vë në dukje se Turqia nuk do të jetë një kundërshtar aspak i lehtë për skuadrën e Roberit Mancinit në ndeshjen debutuese të këtij evropiani.

Senol Gunes ka krijuar një skemë të tillë që mund t’i shkaktojë dëme skuadrës 4 herë kampione të botës padyshim. Turqia është një skuadër që ka qenë në 5 nga 7 evropianët e fundit dhe për herë të parë ajo e pa veten në fazën finale të një kompeticioni të tillë në 1996.

Turqia do të kërkojë të bëjë të mundur që të startojë Evropianin duke i shkaktuar një surprizë të hidhur Italisë që për më tepër luan në shtëpinë e saj të tempullin e futbollit italian, Olimpico.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here