“Stathis ishte më i miri”, detaje për pilotin e humbur në Greqi, priste të krijonte familje

0

Pas rrëzimit të avionit ushtarak Phantom F-4 në Greqi të hënën në mëngjes, ku humbi jetën një 29-vjeçar dhe u zhduk një 31-vjeçar, vijojnë ende kërkimet për gjetjen e këtij të fundit.

Sipas Protothema, të afërmit dhe miqtë e drejtuesit të skuadrës, Stathis Tsitlakidis dhe kapitenit të avionit “fantazmë” që ra në zonën detare pranë Andravidës po jetojnë orë agonie, pasi përpjekjet për gjetjen e tij deri më tani kanë rezultuar të pasuksesshme.

Banorët e fshatit ku banonte 31-vjeçari flasin fjalë të mira për të, ku tregojnë se kohët e fundit ai ishte fejuar me partneren e tij dhe po përgatitej të krijonte familje.

“Stathis ishte fëmija më i mirë. Nxënës i shkëlqyer, gjithmonë i qeshur dhe shpirtmirë. Ëndrra e tij ishte të bëhej pilot, këtë donte të bënte, të fluturonte”, tha presidenti i komunitetit të Granitit, Charalpambos Paisidis, duke folur për Star.

Nga ana e tij, një mik i familjes së kapitenit tha: “Të gjithë do të dëshironin të kishin një fëmijë si Stathis, do të ishin krenarë. Zgjedhja e tij ishte të bëhej pilot. Ai ishte një nxënës i shkëlqyer, mund të shkonte në çdo shkollë që donte, por donte të bëhej pilot. Ai po përgatitej të krijonte familje, por për fat të keq nuk ia doli”.

“Stathis është një nga fëmijët më të mirë, i qeshur, i shoqërueshëm, nuk mund ta besoj çfarë ka ndodhur”, shtoi një mik i familjes.

“Më kaluan 100 metra mbi kokën time dhe u zhdukën” thotë një dëshmitar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu