Statistika të frikshme, pas rastit të 11-vjeçares, 41 raste përdhunimesh në Kosovë deri në korrik

0

KOSOVË– Vetëm gjatë këtyre shtatë muajve, janë raportuar 41 raste të dhunimeve në Kosovë. Krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, Policia thotë se ka rënie të theksuar të këtyre rasteve.

Rasti i përdhunimit të një 11-vjeçarje në Prishtinë, nga pesë persona, ka tronditur vendin. Sipas dosjes së Prokurorisë Themelore të Prishtinës, dhunimi i 11-vjeçares ka nisur të shtunën në parkun në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, për të vazhduar në një lokacion tjetër të panjohur.

Aty përshkruhen detaje tronditëse për rastin. Në paraburgim për këtë rast gjenden katër të dyshuar, tre prej të cilëve të mitur, derisa i pesti pritet të dalë sot para Gjykatës.

Statistika të frikshme, pas rastit të 11-vjeçares, 41 raste

tabela

Por, ky s’është rasti i vetëm i përdhunimit që ka ndodhur këtë vit. Sipas statistikave që Policia e Kosovës i ka dërguar Gazetës Express, nga janari i këtij viti e deri në korrik, janë raportuar 41 raste të dhunimeve seksuale.

Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, Policia thotë se ka rënie të theksuar të rasteve. Gjatë vitit të kaluar ishin raportuar 102 raste të dhunimeve, 59 prej të cilave ishin raportuar në periudhën janar-korrik.

Nga Policia thonë se kanë realizuar edhe fushata vetëdijësuese me qëllim të inkurajimit të viktimave për të raportuar të gjitha rastet, veçanërisht rastet e ndjeshme si dhuna seksuale e dhuna në familje.

“Policia e Kosovës trajton me seriozitet të lartë të gjitha rastet duke përfshirë edhe rastet e dhunës seksuale. Ndër vite policia ka realizuar edhe fushata vetëdijësuese me qëllim të inkurajimit të viktimave për të raportuar të gjitha rastet veçanërisht rastet e ndjeshme si dhuna seksuale, dhuna në familje etj, e që përveç punëve operacionale gjithashtu objektiv i Policisë ka qenë parandalimi dhe reduktimi i rasteve të tilla”, thuhet në përgjigjen e Policisë./Gazeta Express/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu