Statistikat/ Reali përbindësh, por Çelsi ferr i spanjollëve

0

Reali i Madridit do të presë Çelsin sonte në mbrëmje në takimin e vajtjes në çerekfinalet e Ligë së Kampioneve. Ja statistikat e përballjeve mes dy ekipeve:

– Reali dhe Çelsi do të përballen me njëri-tjetrin në fazën e 16-të të Ligës së Kampioneve për të tretin sezon radhazi. Skuadra angleze triumfoi në gjysmëfinalen e sezonit 2020-2021 dhe u shpall kampion në të njëjtin sezon, ndërsa skuadra spanjolle bëri të njëjtën gjë në çerekfinalen e 2021-’22 dhe u shpall kampion po atë sezon;

– Çelsi ka humbur vetëm një nga shtatë ndeshjet kundër Realit të Madridit në garat europiane; Skuadra angleze ka përqindjen më të ulët të humbjeve kundër Madridit (14%);

– Reali i Madridit është kualifikuar në nëntë përballje dyshe kundër klubeve angleze në UEFA Champions League, duke përfshirë secilën nga tre të fundit radhazi: kundër Çelsit në çerekfinalen 2021-’22, kundër Mançester Sitit në gjysmëfinalen 2021-’22 dhe kundër Liverpulit në 1/ 8-at e finaleve në këtë sezon;

– Çelsi ka humbur vetëm një nga nëntë ndeshjet e fundit të fazës eliminatore në Ligën e Kampioneve në UEFA kundër kundërshtarëve spanjollë (3 fitore 5 barazime) dhe asnjë nga tre të fundit (2 fitore 1 barazim);

– Reali ka shënuar në secilën prej 30 ndeshjeve të fundit në UEFA Champions League me eliminim direkt në shtëpi, që datojnë nga humbja 2-0 ndaj Barcelonës në gjysmëfinalen 2010-’11;

– Çelsi aktualisht është i pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit të Ligës së Kampioneve kundër kampionëve në fuqi (2 fitore dhe 4 barazime). Që nga humbja ndaj Portos në sezonin 2004-’05, kjo është ecuria e tyre më e gjatë i pamposhtur në garën kundër kampionëve në fuqi;

– Skuadrat e Ançelotit ka humbur tri nga katër ndeshjet e saj të fundit në fazën çerekfinale në Champions (1 fitore), duke përfshirë dy të fundit në shtëpi, së fundmi kundër Çelsit me Realin në sezonin e kaluar;

– Secili nga 10 golat e fundit të Karim Benzemasë në Ligën e Kampioneve për Madridin janë shënuar kundër klubeve angleze (në radhë: 4 kundër Çelsit, 3 kundër Mançester Sitit, 3 kundër Liverpulit).

– Rahim Sterling ka shënuar 27 gola në Ligën e Kampioneve, i dyti pas Uejn Runit (30). Sterling ka marrë pjesë në pesë gola me aksion në këtë sezon, shifra më e mirë nga një lojtar i Çelsit.

– Përveç gjashtë golave dhe tri asisteve në tetë paraqitje në kompeticion këtë sezon, Vinicius ka kryer më shumë driblime (32) dhe ka bërë më shumë goditje (102) se çdo anësor apo sulmues tjetër në Ligën e Kampioneve.

PANORAMASPORT.AL