Gjykata për të drejtat e Njeriut në Strasburg, ka dhënë një vendim ndaj dy shtetasve shqiptarë që kishin apeluar çështjen e tyre pranë kësaj gjykate, për shkak të vonesave në procesin gjyqësor në Shqipëri.
Shtetasit Petrit Bara dhe Eduard Kola kishin ankimuar rastin e tyre në gjykatën europiane për të drejtat e njeriut, ku dhe më pas detyrohet shteti shqiptar që t’iu japë atyre një dëmshpërblim prej 2300 eurosh, për shkak të vonesave që konsiderohen të pajustifikueshme nga ana e gjykatës së lartë.
Vendimi është marrë në mënyrë unanime nga trupa e gjykatësve, çka i hap rrugë një precedenti të rrezikshëm për shtetin shqiptar, ku llogaritet që të paktën 70 mijë dosje janë zvarritur nëpër Gjykata.
Edhe pse në vendimin e asyetuar të Strasburgut theksohet se Shqipëria është duke kryer procesin e Reformës në Drejtësi, rastet e Barës dhe Kolës, sipas tyre mund të kishin marrë nhjë përgjigje në kohë më të shpejtë.
”Në vitin 2016 Shqipëria prezantoi reforma gjithëpërfshirëse të të gjithë sistemit të drejtësisë të cilat çuan në ndryshime të Kushtetutës dhe organizimit dhe funksionimit të gjykatave më të larta në vend, siç është Gjykata e Lartë, përfshirë mënyrën në të cilën gjyqtarët e saj do të zgjidheshin nga institucione të ndryshme, dhe hapi rrugën për verifikimin e të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në detyrë.
Megjithatë, edhe para fillimit të procesit të verifikimit, Gjykata e Lartë kishte grumbulluar vonesa dhe një numër të konsiderueshëm çështjesh. Për më tepër, midis majit 2019 dhe marsit 2020, atij i mungonte kuorumi ligjor i kërkuar për të marrë një vendim”, thuhet mes të tjerave në vendimin e Gjykatës së Lartë.
Petrit Bare është doktor dhe profesor në Universitetin e Mjekësisë, i cili ka garuar për të marrë postin e rektorit të Universitetit të Tiranës, dhe ka pasur pretendime për procedurën e zgjedhjeve.
Ndërkohë Eduard Kola është një i dënuar për vrasje me paramendim, i cili ka pretendime në lidhje me zgjatjen e afateve të paraburgimit. Strasburgu kërkon nga Gjykata e Lartë që të veprojë më shpejt në lidhje me dosjet, dhe me funksionimin normal të seancave.