Strategu i fushatës së PS, Chris LaCivita, sulmon Ramën: Kukulla dhe mjeshtri i kukullës

0

TIRANË- Bashkëdrejtuesi i fushatës elektorale të Donald Trump dhe tashmë drejtuesi i fushatë zgjedhore të PD-së ka komentuar foton që Alex Soros postoi sot me kryeministrin Edi Rama. Në një postim në “X”, ai ka postuar foton e dyshes Rama-Soros me mbishkrimin “Kukulla dhe mjeshtri i kukullës”. LaCivita gjatë prezantimit si drejtues i fushatës zgjedhore të PD deklaroi se kryedemokrati Sali Berisha do të fitojë dhe se kryeministri Edi Rama është thjesht një “kukull” e Xhorxh Soros.

Në një kohë kur kryeministri Rama fshiu çdo foto me Alex Sorosin nga rrjetet sociale, ky i fundit duket se nuk e hedh pas “të shkuarën” me të. Më herët gjatë ditës së sotme, Soros ka postuar në rrjetet sociale një foto me kryeministrin Rama duke i bërë tag dhe duke shkruar se e riktheu foton pas “kërkesës së popullit”.

Soros merr pjesë në takime të ndryshme për çështje globale, ndërsa po ashtu në rrjetet e tij sociale ka ndarë shpeshherë foto me kryeministrin. Alex Soros, djali i miliarderit George Soros, është edhe udhëheqës i Fondacionit për Shoqëri të Hapur. Filantropi George Soros, ia ka dhënë kontrollin e kompanisë së tij me vlerë prej 25 miliardë dollarësh djalit të tij më të vogël, Alex Soros. Pronat e biznesit të Soros përfshijnë Fondacionin e tij jofitimprurës për Shoqëri të Hapur, i cili e ushtron aktivitetin në më shumë se 120 vende anembanë botës.