
Ditë më parë, ish-Kapiteni i Kombëtares Shqiptare, Lorik Cana, iu përgjigj një prej pyetjeve të fansave në Instagram, që kishte të bënte me zgjedhjet që do të mbahen më 25 prilll.
Ai ishte shprehur se do ta votojë Partinë Socialiste, duke nënkuptuar që do të ishte i kënaqur me rizgjedhjen e Edi Ramës për kryeministër të vendit.
Ndërkohë, kundër këtij qëndrimi ka dalë reperi i njohur shqiptar, Arkimed Lushaj, Stresi, i cili njihet si fans i zjarrtë i Partisë Demokratike.
“Pse more Lorik??? Mos harro Liria Ka Vetem Nje Emer UÇK. Ti je patriot nga Gjakova a e di se sa njerez jan te humbur ne Gjakove nga lufta dhe sdihen as eshtrat. I vetmi progres i Edi Rames eshte takimet me Vucic? Ai qe skerkon falje per masakren e Kosoves. Gabim Lorik. A e di Edi Rama esht miku me i ngushte i Vucic k**. Kete e quani progres 25 takime mes Vucic Rames dhe shtetit grek?”, ka shkruar ai.
Por këtyre reagimeve të Stresit rreth qëndrimit të tij politik, Cana nuk i është kundërpërgjigjur.