Stresi trondit me deklaratën e radhës

0

Reperi Stresi ka zbuluar sot se është infektuar dy herë nga Covid-19. Në intervistën për emisionin “Ftesë në 5” tha:

“Një herë besoj jam infektuar kur isha në një koncert me grupin në Greqi. Ishim atje dhe kishim simptomat, por kështu jemi si grup ne, i kalojmë gjërat pa bërë shumë zhurmë.

Nuk u thamë as prindërve. Për të mos i bërë merak e kështu.

Ndërsa hera tjetër ishte tani, pata të njëjtat simptoma. Por që tani jam mirë, dhe kam bërë dhe tamponin dhe kam dalë negativ,” tha Stresi.

Reperi bie në kundërshtim me deklaratën që bëri rreth një muaj më parë në emisionin “NIN” ku u shpreh se publikoi foton pas një loje me miqtë dhe më pas e fshiu, por ishte tepër vonë, sepse lajmi kishte marrë dhenë.

“I pari që ma ka telefonuar pas postimit ka qenë Ledri Vula që më ka thënë është e vërtetë apo jo. I thashë s’është e vërtetë. Ata që kishin qenë një natë më parë më pyesnin a është e vërtetë. Por ka qenë një lajm fals”, u shpreh Stresi aso kohe. Mbetet mister cila është e vërteta e kësaj historie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu